http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga të shumtat banesa në zonën e Shijakut që u dëmtua nga përmbytjet e këtij fillim dhjetori.

Shtëpitë qe gjenden në afërsi të bregut të lumit Erzen janë dëmtuar mjaft rëndë dhe një pjesë e tyre janë bërë totalisht të pabanueshme. Banorët kërkojnë ndihmë për nje zgjidhje afatgjatë, pasi lumi mund të shkaktojë sërish në të ardhmen të njëjtat probleme.

I dëmtuar rëndë nga përmbytjet është edhe një biznes. Pothuajse të gjitha pajisjet elektrike u shkatërruan.

Te prekurit nga përmbytjet në Shijak theksojnë se ndihma që ka dhënë bashkia nuk mjafton për kthimin e banesave të tyre në gjendjen e mëparshme.

Fieri ishte një tjetër qytet që u prek nga vërshimi i lumit Vjosë.

Kreu i Bashkisë Fier premton se do te nis se shpejti edhe evidentimi i dëmeve për fermerët, të cilët u dëmtuan në kulturat bujqësore, ne sera dhe blegtori.

Mbrëmjen e së mërkurës nga Kosova erdhën 9 kamion me ndihma për zonat e përmbytura që konsistojnë ne ushqim për blegtorinë. Kjo është sasia e dyte qe vjen brenda pak ditësh.

Në Fushë ? Kruje më shumë se një kilometër i rrugës nacionale është drejt shembjes. Përmbytja ka gërryer e shkatërruar bazamentin anësor. Ky segment lidh veriun e vendit me Dresin. Ndërkohë në Laç ka nisur shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet.