Surprise Me!

Ora News- Tension në Kuvend, Rama e quan llaxore Berishën, Ruçi përjashton Nokën

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tension në Kuvend. Ndërsa Rama nga foltorja e Kuvendit replikonte me Berishën, deputeti Flamur Noka iu afrua foltores së kuvendit i indinjuar. Ruçi urdhëroi përjashtimin nga seanca Flamur Nokën dhe caktoi 5 minuta pushim.

Ora News zbardh debatin

Rama: Unë kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj politikë me emra krimninelësh, e me emra krushqish. Këtë e ke ti, si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë edhe kazanin dixhital atje, vazhdo.

Noka: Ndërpreje seancën dhe nxirre përjashtë.

Ruçi: Ulu poshtë. Të tërheq vëmendjen zoti Noka. Mos pengo seancën.

Rama: Nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel, asgjë nga fjalët që tha ai, i thashë thjesht dhe vetëm një opinion, një llaxore më e madhja që ka ky vend.

Noka vijon dhe flet.

Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen, për të pestën herë të nxjerr përjashta.

Rama: Ç'është ky mo, tërhiqeni në strofull. Na doli ky, kush është ky?

Ruçi: Zoti Kryeministër një minutë mos fol.Zoti Noka pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi të kam dhënë vërejtje, ke dy minuta që po pengon zhvillimin e seancën dhe për përdorimin e fjalëve ofenduese ndaj folësit, në rastin konkret Kryeministër, të përjashtoj nga seanca. 5 minuta pushim.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/tension-ne-kuvend-rama-e-quan-llaxore-berishen-noka-i-shkon-tek-foltorja

Buy Now on CodeCanyon