Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthimi i reshjeve të shiut në Lezhë nuk kaloi pa krijuar problematikë, kryesisht në qytet. Zonat që vazhdimisht përmbyten në kohë reshjesh intensive, sërish patën të njëjtën problematikë edhe sonte.

Shiu i rënë në pak kohë me një intensitet të lartë riktheu përmbytjen e rrugëve në blloqet 11 janari dhe një pjesë të bllokut 11.2 ha në lagjen traditë për përmbytjet, atë Besëlidhja.

Në këto dy lagje pati prezencë të ujit në brendësi të tyre e në këtë mënyrë krijoi probleme në lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve. Uji që arriti mbi 20 centimetra solli probleme edhe në trafik, kryesisht pranë katedrales dhe në rrugën Kosova.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lezha-perfshihet-nga-reshje-te-dendura-shiu