ReportTv zbardh dosjen e plotë të falsifikimit të 4.8 hektarë tokë në plazhin e Dhërmiut. Sipas informacioneve që ReportTv ka mundur të sigurojë kjo sipërfaqe prej 4.8 hektarë është në pronësi të shtetasit Aristidh Dhimogjika.<br />Por si është përfituar kjo sipërfaqe toke në pjesën më të madhe të saj në plazhin e Dhërmiut. Siç dhe shihni në këtë faksimile rrugëtimi për të përfituar këtë sipërfaqe toke me dokumente false ka nisur në vitin 2003, 14 vite më parë.<br /><br />?Konkretisht provohet se dokumentet bazë që kanë shërbyer për kthimin e kësaj pasurie, janë dokumente tërësisht të falsifikuara, për faktin se nuk janë marrë nga organet kompetente. Provohet se dokumenti Vendim nr. 888, datë 31/01/2003 i Këshillit të Bashkisë Himarë, në të cilin është pasqyruar fakti i njohjes së pasurisë me sipërfaqe prej 4.8 ha, është tërësisht i falsifikuar, për faktin se në mbledhjen e datës 31/01/2003 të Këshillit të Bashkisë Himarë, nuk është marrë ky vendim?, sqaron prokuroria në hetimet që ka kryer.
