Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Ju flet Moska" me Kastriot Myftarajn foli sot për studiuesen maqedonase, që sipas tij është antishqiptare.

Myftaraj thotë se libri i studiueses nga Maqedonia Jana Arsovska "Decoding Albanian Organized Crime" është cituar në librin e zv/ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Besfort Lamallari "Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri".

Sipas Myftarajt të citosh për ngjarjet shqiptare një maqedonase kjo do të thotë të legjitimosh librin e saj për antishqiptarët.

Myftaraj: Në muajin tetor kryeministri Rama prezantoi personalisht zv/ministrat e rinj të qeverisë Rama 2. Ndër ta si zv/ministër në ministrinë e Punëve të Brendshme ishte zoti Besfort Lamallari, i prezantuar si një ekspert i madh i krimit të organizuar. Një reputacion që e ka mbi bazën e një libri të publikuar disa kohë më parë.

Në librin e zotit Lamallari "Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri" ku është bashkëautor, libri më i cituar është libri i një studiuese maqedonase e cila sot jeton në Amerikë, Jana Arsovska "Decoding Albanian Organized Crime".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-kryeministri-rama-legjitimon-librin-e-studiueses-antishqiptare-maqedone