Besnik Muçi ka reaguar pas skualifikimit nga gara për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm nga Komisioni i Ligjeve, me arsyen se nuk plotësonte kushtin për 15 vite punë si prokuror. Në një dalje për media, Muçi deklaroi se i mungojnë vetëm 15 ditë për të mbushur 15 vite si prokuror.<br /><br />Duke cituar Kushtetutën, ai ju drejtua dy deputetëve socialistë, Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti, duke iu kërkuar t'i tregojnë se ku e gjetëm kushtin për 15 vite eksperiencë, duke i sfiduar se nëse e gjejnë ai do të tërhiqet dhe do të kërkojë ndjesë.<br />"Mbush 15 vite pas 15 ditë prokuror, në të cilat rreth 10 vjet jam prokuror të Krimet e Rënda. Përmbush kriteret. Kushtet ligjore: Ja cfarë parashikon Kushtetuta, neni 148 paragrafi 1: Prokurori i përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vite punë, që kanë mbaruar shkollën e magjistraturës.