Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë. Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 LL janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjereve H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. <br /> <br />Të treja të lënduarat ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
