Mamurras-Moti i keq me reshje të dendura shiu, përveç përmbytjeve në disa zona, ka shkaktuar edhe problematika në aksin rrugor Mamurras-Fush Krujë.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Report Tv, mjetet janë bllokuar në rrugë duke pritur normalizimin e situatës.

Dalja e përrenjve mbi rrugën nacionale ka sjellë edhe inerte që kanë bllokuar kalimin e lirë të automjeteve. Qytetarë të shqetësuar kanë bërë apel që të ndërhyhet nga autoritetet për të shmangur përmbytjet e rrugës.

Ata shprehen se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu.