Surprise Me!

Zbardhet deshmia e 30-vjecarit qe iu vendos eksploziv prane makines

2018-05-09 5 Dailymotion

Endri Sadedini, personi i cili i shpëtoi një atentati me eksploziv mbremjen e së premtes në Vlorë ka deklaruar në polici se nuk konflikte me njeri. 30-vjeçari mohoi të ketë pasur kërcënime kohët e fundit dhe sqaroi se nuk ka dijeni se kush mund të jetë interesuar për ta eleminuar.

Blutë e Vlorës kanë marrë në pyetje edhe 7 persona, dëshmitarë në kohën kur dyshohet se pranë mjetit të Sadedinit është hedhur lënda plasëse. Por edhe këto dëshmi nuk kanë ndihmuar shumë në zbulimin e autorit .

Grupi hetimor ka kqyrur edhe kamerat e sigurisë së një lokali në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Në filmime shihet një person që lëviz pranë mjetit, i pamaskuar. Pavarësisht pamjeve, personi që lëviz nuk dallohet qartë për shkak të errësirës.

Forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar të 500 gr eksploziv të vendosur para mjetit të 30-vjeçarit.

Ishte vetë i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur afër makinës. Në pako kishte 500 gram lëndë eksplozive të cilës i ishte montuar në mënyrë artizanale një celular për aktivizim në distancë.

Endrit Sadedini është pronari i një lokali në Vlorë ku në Prill të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Ergys Gjioveshi. Policia arrestoi ai autor të dyshuar 19-vjeçarin Gani Tozaj. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë personi i cili dyshohet se e ka qëlluar Gjioveshajn, Arianit Kondi.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon