Shfaqja ?Shërbëtorët? e dramaturgut Jean Genet, ka promovuar një sallë të re në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në Tiranë. Salla e re mban emrin e dramaturgut të madh gjerman "Goethe". Ajo ka një kapacitet vetëm prej 120 vendesh, por publikun i krijon një marrëdhënie shumë të afërt me aktorët.
Kur sheh që spektatorë janë personalitete të artit, si skulptori i njohur Muntaz Dhrami, me bashkëshorten e tij piktore, Lumturijen, apo aktori i njohur Luftar Paja e të tjerë, nevoja për salla teatrosh flet vet. Me nismën e drejtorit Kiço Londo, gjatë procesit të restaurimit të teatrit, janë kthyer në salla dhomat jofunksionale.

Drama franceze ?Shërbëtoret? është interpretuar me ndjenjë dhe profesionalizëm nga aktoret Laura Nezha, Ilirda Bejleri dhe Dasara Xhangolli. Në sallën ?Goethe? të Teatrit Eksperimental shfaqjet do të vijojnë rregullisht.

Në datën 16 dhjetor, aty do të ngjitet premiera ?Në lindje të Berlinit me regji të Milto Kutalit, ku në rolet kryesore luajnë aktorët Arben Derhemi dhe Ahmet Pasha.