Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se opozita nuk do të pranojë një Kryeprokuror politik.

Në një dalje për mediat pas mbledhjes me krerët e degëve dhe grupin e PD, Basha tha se Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Sipas tij, kryeministri kërkon një kryprokuror politik për të devijuar hetimet për dosjet e nxehtra të kësaj mazhorance.

Basha: Tani Edi Rama ka humbur çdo kontroll dhe nuk do të ndalet më në rrugën e tij shkatërrimtare, fundi i tij është i vulosur. Ata që mendojnë se ne do të tolerojmë një Kryeministër të inkriminuar të sakrifikojë Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e ka gabim. Nuk ka Kryeprokuror politik. U bëj thirje qytetarët të kuptojnë se ajo që po ndodh në Shqipëria është mënyra sesi shkatërrohet një vend.

Nëse vazhdohet duke toleruar të keqen, Basha tha se Shqipëria nuk do të ketë të ardhme.

Ndërsa shtoi: Sot shpresoj që edhe partnerët tanë të kuptojnë shpejt një të vërtetë të madhe.Arsyeja e rritjes së emigracionit të paligjshëm shqiptar dhe e krimit shqiptar në vendet e BE është politike: tolerimi dhe mbështetja që Edi Rama i ka bërë drogës dhe krimit, e cila ka forcuar krimin dhe i ka cuar shqiptarët në dëshpërimin për ta kërkuar të ardhmen diku tjetër. Emigracioni i paligjshëm dhe krimi nuk ndalen me masa teknike, por me zgjidhje politike: pastrimi i politikës nga krimi, që shqiptarëve t'u kthehet besimi tek vendi i tyre.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-nuk-pranojme-kryeprokuror-politik-ta-kuptojne-dhe-nderkombetaret