Mazhoranca do të votojë në seancën plenare të së hënës Kryeprokurorin e përkohshëm. Komisioni i Ligjeve zgjodhi 3 nga 7 kandidatët që u vetëofruan.

Por socialistët kanë vendosur që të mbështesin vetëm njërin prej atyre që i përmbushin kriteret ligjore e morale në garën për kreun e përkohshëm të Prokurorisë së Përgjithshme. Deputetët e mazhorancës kanë mbledhur firmat për një nga emrat, mes Arta Markut, Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit.

Emra që do t?i nënshtrohen votimit dhe sipas nenit 111 të Rregullores së Parlamentit, kandidati duhet të mbledhë 28 firma të deputetëve dhe këto firma janë siguruar nga socialistët.

Mazhoranca e ka bërë të qartë se zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm do të bëhet me shumicë të thjeshtë. Zyrtarizimi i emrit që do t?i përcillet Kuvendit do të bëhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Socialistëve, që pritet të mbahet përpara seancës plenare.

Sipas socialistëve emri që do të pasojë Adriatik Llallën do të ketë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që është organi i ngarkuar me ligj që bën përzgjedhjen dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar, emrat e të cilëve më pas ia përcjell për votim Kuvendit, që zgjedh me 84 vota nga propozimet e sjella.

Nëse Kuvendi nuk zgjedh brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, atëherë kandidati i renditur i pari nga KLP-ja shpallet i emëruar.

Tv Klan