Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike thotë se lidhjet e kryeministrit dhe të qeverisë së tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me aferat më të rënda korruptive, janë arsyet pse po tentohet të bëhët një puç kushtetues duke emëruar një kryeprokuror të njëanshëm.

Për këto arsye, Partia Demokratike, fton qytetarët ti bashkohen protestës së thirrur për të hënën në orën 9:30, para parlamentit të Shqipërisë.

Sipas deputetes Grida Duama, qytetarët nesër do të tregojnë se nuk pranojnë një diktaturë të re, diktaturën e krimit kundër të ardhmes tonë europiane!

Deklarata e Grida Dumës

Edi Rama do të bëjë nesër një puç kushtetues.

Ai ka shumë arsye për të shkelur Kushtetutën, për të shkatërruar reformën në drejtësi dhe për të marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshem!

Lidhjet e Ramës dhe të qeverisë së tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me aferat më të rënda korruptive kanë filluar të dalin në sipërfaqë duke i rrezikuar pushtetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duma-rama-puc-kushtetutes-qytetaret-te-protestojne-kunder-diktature-se-krimit