Pas përpunimit të mbledhjes së Bashës me aleatët, kreu i Partisë Demokratike, ka folur për media, duke u shprehur se nesër shqiptarët do të bashkohen për të mbrojtur Kushtetutën.

Sipas Bashës, qëllimi i kryeministrit Rama është vetëm një, ai i shpëtimit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të zhduki dosjet.
?Interesi i Edi Ramës është vetëm një, të mbrojë Saimir Tahirin, nesër do të bashkohemi për të mbrojtur Kushtetutën, bashkohemi për të mbrojtur Reformën në Drejtësi?, është shprehur Basha.

Gjithashtu kreu i opozitës ka thënë se shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje , të bashkohen për të treguar që ky vend ka institucionin e opozitës në këmbë,

?Qytetarët do të mbrojë liritë themelorë?, ka thënë Basha, duke shtuar se nesër shqiptarët do të bashkohen për këto qëllime të mëdha të cilat ndajnë vendet e civilizuara nga ato të robëruara.