Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, është gjakosur gjatë protestës para Kuvendit të Shqipërisë. Kërpaçi tha se policia e ka tërhequr zvarrë, teksa ka qenë duke i dhënë ndihmë një gruaje të moshuar, e cila ndihej keq gjatë protestës.<br />?Më ka tërhequr zvarrë, më ka dhunuar. Nuk është kjo policia që duam. Na tërhoqën zvarrë mua dhe dhjetëra qytetarë të lirë. Policia më ka gjakosur, teksa po i jepja ndihmë një gruaje të moshuar?, tha Kërpaçi. <br /><br />Ndërkohë, Report Tv mësoi se janë lënduar edhe disa protestues të tjerë, si dhe një efektiv policie, ndërsa ambulanca është nisur drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarve.