Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reth orës 12:20 minuta protestuesit kanë nisur të shpërndahen. Ndërkohë forca të shumta të policisë vijojnë të qëndrojnë para Kuvendit.

Ne seline PD jane bashke kryetari i PD-se, Lulzim Basha, Sali Berisha, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili. Ata do te rakordojne aksionin opozitar pas votimit me 69 vota pro te maxhorances te Arta Markut si kryeprokurore e Përkohshme.

Ne ora 12: 13 Kreu i PD-se dhe kryetarja e LSI-se mbajten fjalen para protestuesve nderkohe qe me pas iu drejtuan selise PD per te rakorduar si dot e vijoje me tej protesta.

Ora 12: 13 Basha para protestuesve : Ju shpreh mirënjohje dhe përgëzime më të përzemërta për protestën e jashtëzakonshme dhe reagimin e fortë qytetar. Sot e gjithë Shqipëria e bota e ka parë se ka burra e gra që ngrihen në këmbë luftojnë e sakrifikojnë e nuk pranojnë kurrë një kriminel si Edi Rama. Ajo që ndodhi sot jashtë parlamentit dhe brenda tij është ajo që ndodh në një shtet ku shkelet kushtetuta.

Sot kemi parlament ilegjitim, kemi një kryeprokuror ilegjitim kukull. Ka detyrë të shpëtojë Habilajt e Balilajt për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës, kryeministrin më të korruptuar. Le ta dijë mirë Edi Rama dhe ushtarët e krimit dhe patericat e tij se populli dhe opozita shqiptare nuk do ta tolerojmë. Ky është fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur.

Askush të mos kujtojë se ne do të rrimë duarkryq e të pranojmë pucin, kryeprokurorin e Habilajve, Tahirit e Dakos.

Monika Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi. Ai nuk ka parë gjë akoma. Kryeprokurori s'mund të zgjidhet për të mbrojtur krimin. Rama ik. Ju bëj thirrje të gjithë grave e nënave të çohen e të mbrojnë fëmijët e tyre. Të mbrosh kushtetutën do të thotë të mbrosh fëmijët. Sot Edi Rama dërgoi një prokuror për të garantuar veten, dhe familjarët e tij që janë përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës, por dhe në krime të tmerrshme kundër njerëzimit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-e-lsi-bashke-nisi-kryengritja-popullore-rama-ik