Surprise Me!

Ora News-Arta Marku, kush është kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme?

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti ka zgjedhur me 69 vota pro dhe 2 kundër Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme.Pavarësisht kundërshtimit të opozitës Arta Marku do të zërë postin e Adriatik LLallës të cilit tashmë i ka përfunduar mandati.

Por kush është Arta Marku?

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë në "Universitetin e Tiranës".Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ,Tiranë.

Nga viti 2003 dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës,Universiteit i Gjenevës,Fakulteti i Drejtësisë ,TAIEX,OPDAT etj.Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.

Nga viti 2002 dhe vazhdim është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Ndërkohë në Prill 2009-Janar 2016 ka ushtruar detyrën e zv.drejtueses të njësisë së përbashkët Hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjatë viteve 2010-2014 Arta Marku ka punuar si Pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku në Shkodër.Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.Kryeprokurorja është e martuar dhe ka 2 vajza.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mes-tymit-ne-kuvend-votohet-kryeprokurorja-e-perkohshem

Buy Now on CodeCanyon