Surprise Me!

Ora News-Protestuesit përplasen me policinë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes tymueseve, tensioneve brenda dhe jashte Kuvendit maxhoranca ka votuar me 69 vota pro Arta Markun në postin e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme.

Deputetët e opozitës hodhën tymuese drejt foltores dhe vendit ku ishin ulur kryeministri, ministrat e kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në momentin kur po votohej.

E njëta situatë tensioni brenda kuvendit vijoi edhe pas 20 minutash ndërprerje, dhe kur në seancë u bë betimi i kryeprokurores së Përkohshme.

Zonja Marku bëri betimin pranë karriges së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa foltorja ishte e 'uzurpuar' nga deputetët e opozitës, PD dhe LSI. Në një moment garda u kujdes me çadër duke shmangur goditjen drejt kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë jashtë protestuesit vijuan përplasjen me policët që ishin kordon. Ata tentuan të çajnë kordonin dhe të hyjnë në Kuvend.

U hodhën dhe bomba tymuese por dhe objekte të tjera. Ka pasur dhe persona të lënduar.

Arta Marku u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hidhet-tymuese-edhe-ne-kuvend

Buy Now on CodeCanyon