Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për mediat pas zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm, Arta Marku në një situatë të tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë i kërkoi ndjesë ndërkombëtarëve për skenat e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë mdhe protestën përpara Kuvendit, sjellje të cila ai i quajti tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi. <br /><br />"Dua t?iu kërkoj sot ndjesë të gjithë shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, për shfaqjen me të fundit të përpjekjes së dëshpëruar të bllokimit të reformës në drejtësi. Faturën e kësaj shfaqjeje e merr gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë BE dhe nuk meriton as baltën e as tymin e kësaj opozite, që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi", tha Rama, i cili shtoi se maxhoranca bëri përpjekjet e saj për të ulur opozitën në tryezën e dialogut.