Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda rrezoi kërkesën e ish ministrit Saimir Tahiri, i cili kundërshtonte masën e bllokimit të pasaportës, avokati i tij i është drejtuar një tjetër shkalle të gjyqësorit.

Avokati Maks Haxhia ka ankimuar këtë të hënë vendimin e shkallës së parë ne Gjykatën e Apelit për Krime te Rënda.

Sipas avokatit masa e dhënë ndaj klientit të tij nuk është një masë në përputhje me ligjin për faktin se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se klienti i tij nuk përbën rrezik as për prishjen e provave dhe as për largimin jashtë Shqipërisë.

Madje sipas avokatit vetë Saimir Tahiri është vetë personi më i interesuar për t'i shkuar deri në fund këtij hetimi. Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda sipas prokurorisë erdhi pas provave të reja të siguruara nga lidhur me hetimet e dosjes "Habilaj".

Vetë Tahiri dhe avokati i tij në përballjen në gjykatë e cilësuan të paargumentuar këtë vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke deklaruar se nje vendim i tillë mund të ishte marrë më parë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tahiri-kerkon-ti-jepet-pasaporta