Protesta e opozitës para Kuvendit është shoqëruar me momente të tmerrshme, teksa një turmë e madhe militantësh dhe simpatizantësh të PD dhe LSI vërshuan drejt kordonit të policisë, duke e çarë atë dy herë.<br /><br />Report Tv ka siguruar një video nga turma e njerëzve, ku shihet momenti i tmerrshëm i goditjes së efektivit të ?Shqiponjave?. Siç shihet qartë në video, efektivi i policisë është goditur me forcë nga një protestues me një shkop pas qafe.<br /><br />Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak ishte dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku pa nga afër gjendjen e efektivit të ?Shqiponjave?.