Saimir Tahiri nuk pajtohet me masën e bllokimit të pasaportës vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Me anë të avokatit Maks Haxhiaj, ish-ministri i është drejtuar gjykatës së apelit për shfuqizuar vendimin. Sipas mbrojtësit, gjykatësja Liljana Baku nuk e marrë masën bazuar në prova të reja, por mbi dosjen e sjellë nga prokuroria italiane për çështjen ?Habilaj?.

Në ankimim sqarohet se Tahiri nuk ka rrezik largimi jashtë vendit dhe as të prishë provat. Pritet që gjatë javës së ardhshme gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën e deputetit.

Saimir Tahiri u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda ditën e premte, ku u dëgjuan pretendimet e tij mbi këtë çështje. Pavarësisht kundërshtimit, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e saj për t'i ndaluar daljen jashtë vendit.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Prokuroria pretendon se në përgjimet e dosjes italiane përmendet emri i Saimir Tahiri, i cili dyshohet se ka ndihmuar grupin e "Habilajve", në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Gjithashtu ai ka marrë nga ata pagesa dhe dhurata të ndryshme të cilat janë përmendur në biseda mes trafikantëve.