Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përplasje, deklarata politike, ndërsa në sfond dëgjohet cdo zhvillim brenda sallës së parlamentit. Në këto kushte është zhvilluar protesta e sotme e opozitës, ku herë pas here nuk munguan përplasjet me efektivët e policisë për të thyer kordonin e tyre me qëllim hyrjen në sallën e parlamentit, kohë në të cilën po niste procedura për të votuar prokurorin e përgjithshëm.

Banderola, flamuj, pankarta tymuese u hodhën në drejtim të policisë, teksa protestuesuesit motivoheshin nga thirrjet e liderëve politik.

Shtimi i kordonëve të policisë, aktivizimi i repartit Shqiponja ishin disa nga masat e shtuara të uniformave blu për të përballuar situatën.

Respektuan pikë për pikë skenarin, sipas të cilës deputetët e opozitës u koordinuan mes qëndrimit të tyre në parlament dhe jashtë duke folur për simpatizantët. Me thirrje të njëjta se vendi i protestuesve është një parlament, për të mos lejuar votimin e kryeprokurorit të emëruar nga Rama.

Deputetë dhe drejtuesit e opozitës mbajtën protestuesit të karikuar kur në sallë u zhvillua votimi.

Paloka: Të rikthehet menjëherë diktatura, për më tepër për një palaco si Edi Rama.

Pas votimit, kryetari Lulzim Basha iu drejtua qytetarëve se nuk do të pranonin prokuror të Habilajt, Balilajt dhe të narkotrafikatëve, sic tha ai, ndërsa e konsideroi protestën nisjen e kryengritjes popullore në mbrojtje të kushtetuës.

Basha: Populli shqiptar dhe opozita shqiptare nuk do ta tolerojë dhe as nuk do ta fali se ky është fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të kushtetutës, drejtësisë së pavarur që do pastrojë politikën nga krimi.

Znj. Kryemadhi tha se opozita nuk do të lejojë rivanshin e një kryeministri që me gjakun e grave kërkon të vërë në kontroll institucionet.

Kryemadhi: Sot Edi Rama përdori vëllezërit dhe motrat tanë, të veshur me uniformat e policisë për të goditur vajzat dhe gratë shqiptare. Ai nuk ka parë gjë akoma.

Nga telat me gjemba, snajper, fikëset e zjarrit; skafandra; efektivët e policisës qëndruan në gatishmëri dhe rrethuan parlamentin.

Protestuesit u shpërndanë, pasi përfunduan fjalimet krerët e opozitës. Ndërsa vijoi puna për çmontimin e podiumeve dhe pastrimin e hapësira në rrugën George W Bush.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tension-perpara-parlamentit