Surprise Me!

Report TV - Basha: Protestë madhore në janar

2018-05-10 0 Dailymotion

Ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes PD dhe LSI në selinë blu, e cila ka vendosur nisjen e protestave. PD dhe LSI kanë rrëzuar propozimin e Sali Berishës për të djegur mandatet. Burime pranë PD thanë për Report Tv se nuk ka pasur dakordësi gjatë mbledhjes për asgjësimin e mandateve. <br /><br />Ndërkohë, kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh në një prononcim për mediat pas mbledhjes se javët e para të janarit do të zhvillohet një protestë masive. Basha e cilësoi Kuvendin ilegjitim pas zgjedhjes së Kryeprokurorit. "Vendimi unanim është nisja që sot e përgatitjes të madhe popullore kombëtare në javët e para të janarit. Parlamenti i dalë nga vota e vjedhur sot delegjitimoi veten, vendimi unannim është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narkokryeministrit që sot është edhe kryeprokrurori i vendit duke rrëzuar shtyllat e demokracisë", u shpreh Basha. <br /><br />I pyetur nëse është pjesë e aksionit të opozitës djegia e mandateve, siç propozoi ish-kryedemokrati Sali Berisha, Basha tha se vendimi i ardhshëm do jetë në interes të qytetarëve. "Me parlamentin e delegjitimuar do ndërmarrim veprimet politike në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve", u përgjigj Basha.

Buy Now on CodeCanyon