Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë persona janë shoqëruar prej forcave të rendit pas protestës së opozitës. Shkak i ndalimeve kanë qenë kundërshtimi i urdhrave të forcave të rendit si dhe goditja ndaj uniformës së policisë. Si pasojë e përplasjeve një prej efektivëve ka mbetur i plagosur lehtë.

Menjëhere pas incidenteve në protestën e opozitës para parlamentit kanë nisur hetimet ne lidhje me dhunën e ushtruar, si dhe për tymueset që u hodhën në ambientet e Kuvendit dhe ndaj forcave të rendit.

Për këto ngjarje mesohet se janë shoqëruar dhe po merren në pyetje 5 persona të cilët janë fiksuar nga kamerat se kanë qenë protagonistë të ngjarjeve.

Ndërkohë që ekspertë të policisë kanë shkuar në vendgjarje menjërë pas largimit të protestuesve ku kanë mbledhur provat.

Gjatë përplasjeve një efektiv i "Shqiponjave" është plagosur prej goditjeve me mjete të forta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protestat-5-te-shoqeruar-kundershtimin-e-forcave-te-rendit