TIRANË - Protestuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend, pas fjalimit të Monika Kryemadhit. Pasi u kalua rrethimi i parë i policisë, ishte ndërhyrja e Forcave Speciale që rivendosi kordonin dhe sprapsjen e protestuesve. Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe ngjyrues në drejtim të policëve. Pesë mbështetës të opozitës janë shoqëruar nga policia.<br /><br />PD dhe LSI do tentojnë sot të bllokojnë votimin në Kuvend për Kryeprokurorin e ri të Përkohshëm. Ky është tubimi i parë i madh i PD-LSI kundër Ramës. Çështja e kryeprokurorit thelloi përplasjet mes pozitës dhe opozitës, pasi kjo e fundit nuk e mbështeti vendimin e mazhorancës për Kryeprokuror të Përkohshëm, duke e cilësuar këtë të fundit politik.