Plot 13 vite me rradhë në ekran, Zonja Tefta festoj sot 70-vjetorin e lindjes me një urim të veçantë nga stafi i Report Tv.
E përlotur në studion e gatimit, Tefta Pajenga përcolli emocione ndryshe tek amvisat ditën e sotme.

Teksa në supe i rëndojnë vite të shumta, ajo rrezaton energji dhe një shpirt rinor.

Çdo ditë mendon të sjellë receta të reja duke shtuar pasurinë në kuzhinat tona, si një ndihmë për amvisat.

Tefta, ndonëse një mësuese në profesion, është tashmë një vlerë e shtuar në ekranin televiziv ku jep kontributin e saj me shije gatimesh të shumëllojshme.

Stafi i Report Tv dhe Shqiptarja.com uron Zonjën Tefta plot 100 vite të lumtura! Gezuar Ditelindjen