Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qindra naftëtarë të Kombinatit të Përpunimit të naftes në Ballsh kanë dalë sot në protestë . Protesta është zhvilluar për të kërkuar ndërhyrjem e shtetit për pagën e papaguar të muajit Nëntor dhe për mbylljen e përkohshme të punës për shkak të mungesës së lëndës së parë.

Rreth 1000 punonjës prej 15 ditësh janë të pa punë pasi Inspektoriati Shteteror Teknik Industrial ka pezulluar punën për të kryer remontin në repartin e Koksit ku rreth 15 ditë më parë ndodhi një avari dhe u plagos një punonjës.

Sot punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të furnizuar me lënd të parë uzinën për fillimin e punës sipas premtimin e kryeministrit Rama qe nafta shqiptare të përpunohet në uzinen e Ballshit.

Kryetari i sindikates, Kamber Iljazi tha se kërkon shtetit te marrë masa, në të kundërt do të pershkallezojnë protestat në ditët në vazhdim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/naftetaret-e-ballshit-ne-proteste-pagat