Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrurës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dy ish-zyrtarë të Rrugëve si dhe drejtues aktual, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Denoncimi vjen pas përfundimit të auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar lidhur me zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Kallëzimi penal i depozituar në Prokurori rëndon ndaj shtetasve:

1. Dashamir Xhika, ish Drejtor ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Burime bën të ditur për Ora News se dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Sipas raportit të paraqitur rezulton se shtetasit e kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan.

Përmes kallëzimit, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar dhe persona të tjerë, për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.

Që prej inaugurimit Rruga Tiranë-Elbasan ka shfaqur një sërë problematikash, vetëm pak ditë më parë rënia e një masivi shkëmbor bllokoi aksin nacional duke u kthyer në një rrezik potencial për drejtuesit e mjeteve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/parregullsi-ne-rrugen-tirane-elbasan-kallezohet-ish-kreu-i-arrsh