Surprise Me!

Ora News - BE si SHBA dënon dhunën brenda dhe jashtë Kuvendit

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një zë me SHBA-në, Bashkimi Europian dënoi sot dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e deputetëve në Kuvend në seancën e votimit të prokurores së përkohshme. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit e delegacionit të Bashkimit Europian thuhet se proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

"BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare.

Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t'iu bashkuar BE-së."

SHBA deklaroi dje: "Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Ambasada amerikane nënvizon se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.

"Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/be-si-shba-denon-dhunen-brenda-dhe-jashte-kuvendit

Buy Now on CodeCanyon