Surprise Me!

Report Tv zbardh shkresën e Avokatit tė Popullit për Kuvendin

2018-05-10 3 Dailymotion

Tre anëtarët e Shoqërisë Civile në garë për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ditën e mërkurë do t'i nënshtrohen dëgjesës publike pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Report Tv ka siguruar shkresën e komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit ku më 18 dhjetor 2017 janë përzgjedhur pas filtrit tre anëtarë mes tyre Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha.<br />Reprot Tv bëri publik këta tre emra ditë më parë ndërsa tashmë pas zyrtarizimit emrat e tyre i janë përcjell zyrtarisht dhe Parlamentit. Në faksimilen e siguruar nga Report Tv, shkruhet se më 19 dhjetor 2017 Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit njofton Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjoncaj për seancën dëgjimore që do të mbahet me këta kandidat.<br /><br />Këshilli i lartë i prokurorisë është hallka e fundit e paplotësuar nga institucionet e reja të drejtësisë, ku më pas do ti hapet rruga vettingut dhe ngritjes së institucioneve si byroja kombëtare e hetimit apo gjykata speciale antikorrupsion njohur si SPAK. Mos ngritja e KLP-së u bë pjesë e debatit publik dhe politik dhe në mbarimin e mandatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi KLP nëse do të ishte ngritur do kish propozuar emrat për kryeprokurorin e ri.

Buy Now on CodeCanyon