Surprise Me!

SPECIALE/ Report Tv në Baldushk në fshatin e gjelave të detit

2018-05-10 0 Dailymotion

Report Tv ka vizituar fshatin Baldushk, të njohur si fshatin e gjelave të detit. Në fundvit ky fshat merr një rëndësi të veçantë pasi konsumatorët zgjedhin të blejnë pikërisht këtu, gjelat e detit.

Udhërrëfyesja jonë e vogël, 11 vjeçarja Estana tregon për Report Tv sa kujdes duhet treguar ndaj gjelave të detit.

"Duhet t'i shëtisësh, nuk duhet t'i lësh të dalin në rrugë që t'i shtypin makinat. Ne i dallojmë gjelat duke vendosur rripa në këmbe ose duke i prerë gishtat kur janë të vegjël", tha Estana.

Ndërsa Dërvish Hallmuça, banor i fshatit Baldushk tregon procesin e rritjes së gjelave, teksa thekson se i sheh dhe i trajton ata si fëmijë.

"8 muaj duhet të hanë gjelat, e ke dëgjuar atë fjalën që thonë plakat: Të ka rrit nëna si zog deti. Ashtu rritet edhe kjo si puna e fëmijës" shpjegoj zoti Hallmuça.

Buy Now on CodeCanyon