http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite pas protestës se opozitës ne parlament dhe jashtë tij, ambasadori amerikan Donald Lu ka ngjitur shkallët e selish blu për te takuar kreun e PD Lulzim Basha.

Biseda mes diplomatit amerikan dhe liderit te opozitës zgjati një ore dhe kishte ne qendër zhvillimet ne parlament, si dhe zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Burime pranë PD thanë se Basha i ka prezantuar edhe një herë ambasadorit Lu qëndrimin e opozitës mbi votimin, duke e cilësuar atë një puc kushtetues.

Kreu i PD po ashtu ka sqaruar edhe vendimin për vijimin e protestave, si dhe shqyrtimin e te gjitha opsioneve ne bashkëpunim me aleatet.

Nuk dihet ende qëndrimi i Donald Lu ne takim, por ditën e protestës, ambasada amerikane dënoi me forcë dhunën ne parlament, si dhe ne ambientet e jashtme te tij.

Ambasada theksonte gjithashtu se politikanet po luftonin njeri tjetrin, e shkak ishte zbatimi i reformës ne drejtësi.

Qëndrimi i ambasadorit Lu për protestën dhe zgjedhjen e Arta Markut mori edhe reagimin e selisë blu. Basha tha se ne fakt është ngecja e reformës pasi nuk janë ngritur institucionet, e po ashtu dhe shkelja e Kushtetutës nga shumica ne pushtet. Te tjerat sipas tij, ishin vetëm opinione.