http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhbllokohet ngërçi per ngritjen e Këshillit te Larte te Prokurorisë. Pas 4 thirrjesh per aplikim është arritur numri i nevojshëm prej 3 kandidatesh nga shoqëria civile per kete këshill, te cilët kane zhvilluar nje seance dëgjimore ne institucionin e Avokatit te Popullit.

Alfred Balla, Andi Muratej dhe Entela Hoxha i janë përcjelle tashme parlamentit. Pasi te kalojnë vetingun nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kandidatet e shoqërisë civile se bashku me ata qe vijnë nga radhët e avokateve dhe pedagogeve te se drejtës, do t?i nënshtrohen votimit nga parlamenti per 5 vende ne Këshillin e Larte te Prokurorisë. Formula e sanksionuar ne Kushtetute parashikon qe maxhoranca zgjedh mes tyre 3 anëtare, ndërsa opozita dy, ndërsa seanca i miraton me 94 vota, por ligjvënësi ndryshe nga vetingu ka parashikuar mekanizëm zhbllokimi nëse konsensusi nuk arrihet deri ne raundin e trete.

Ngritja e Këshillit te Larte te Prokurorisë dhe Këshillit te Larte Gjyqësor pritet te jene nder vendimet e para te parlamentit vitin e ardhshëm.

E me ngritjen e këtyre dy këshillave, do te zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm dhe çka është me e rëndësishmja do te ngrihet Prokuroria e Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, qe do te kenë ne fokus vetëm korrupsionin tek zyrtaret e larte.