Surprise Me!

PS: Masa disiplinore per 7 deputete te opozites

2018-05-10 0 Dailymotion

Socialistët e kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre drejtuar kryetarit teë Kuvendit për tu ndërmarrë masa disiplinore ndaj 7 deputeteve të opozitës për dhunën verbale e fizike të ushtruar ndaj kryeministrit, anëtareve të kabinetit qeveritar dhe punonjëseve te gardës gjatë seancës se të hënën ku u votua Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme.<br /><br />Në shkresën e firmosur nga 7 te zgjedhur socialistë bazuar në rregulloren e Kuvendit i kërkohet Gramoz Ruçit që për Monika Kryemadhin, Keidi Mehmetajn, Endrit Braimllarin nga grupi i LSI, si dhe për Flamur Noken, Ervin Salijanjin, Bardh Spahian e Endri Hasën nga radhët e demokratëve të merret masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione e në seancën plenare për 10 ditë.<br /><br />Në dokumentin e siguruar nga TV Klan renditen të gjitha shkeljet e kryera nga 7 deputetët opozitarë, ku me të rëndat duket te ato te kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila siç duket edhe nga këto pamje ka goditur me këpucë në drejtimit te kabinetit qeveritar, si dhe me shishe plastike apo me tufën e dokumenteve parlamentare. Po ashtu kryemadhi akuzohet nga koleget e saj socialistë, ish-aleate vetëm 4 muaj më parë se ka sulmuar fizikisht Ulsi Manjen si dhe iu ka marrë me forcë kartat personale deputetëve Ervin Bushati, Ermonela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manjës.

Buy Now on CodeCanyon