Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetimi për përplasjen e disa personave me policinë në hyrje të tregut të Elbasanit, rikthehet sërish në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Duket se dosja e shumë debatueshme për incidentin e rëndë të ndodhur në mesin e shtatorit, po kthehet dhe në një çështje përplasjesh mes prokurorëve.

Në nisjen e hetimeve, Prokuroria e Elbasanit dërgoi tek Krimet e Rënda dosjen ku Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri akuzohen për goditjen e makinës së nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Por më pas kanë qenë Krimet e Rënda, të cilët kanë shpallur moskompetencën, duke e ridërguar dosjen në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Por është sërish akuza e Elbasanit e cila ka ridërguar per hetim prane Prokurorise per Krime te Renda aktet per vijimin e hetimeve per Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ping-pong-me-dosjen-e-elbasanit-kthehet-tek-krimet-e-renda-goditja-e-makines-se-oshafit