Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Naftëtarët e Ballshit kanë nisur mëngjesin e sotëm protesta pa afat në kërkim të zgjidhjes për pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore të papaguara.

Përfaqësues të rreth 1000 punonjësve të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisën protestat ditën e hënë, ndërsa dje protestuan para Prefekturës Fier.

Ata kërkojnë pagën e muajit nëntor, vazhdimësi të punës në Uzinë dhe statusin e Naftëtarit. Punonjësit zhvilluan një marshim nga Uzina deri në qendër të qytetit, ndërsa paralajmëruan që do të përshkallëzojnë protestat në Tiranë në rast se nuk marrin zgjidhje

Naftëtarët thonë se nuk kanë marrë pagën e muajit nëntor, dhe 12 paga të prapambetura ndër vite, sikurse thonë se nuk u janë paguar sigurimet shoqërore për një vit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ballsh-punonjesit-e-rafinerise-se-naftes-ne-proteste-pagen