Një i ri nga Kurbini ka shantazhuar me publikimin e fotove intime një 48-vjeçare, në këmbim të 2000 eurove, por ka rënë në prangat e policisë. D.P, 48-vjeçse ka denoncuar në policinë e Lezhës se G.Shkurti, 29-vjeç e ka kërcënuar me fotot intime dhe me qëllim që të mos i publikonte në rrjetet sociale i ka marrë fillimisht 1150 euro.<br /><br />Por ai nuk është mjaftuar me kaq. 29-vjeçari ka vijuar me shantazhet ndaj gruas duke tentuar t'i marrë asaj edhe shumën e 2000 euro. D.P nuk ka pranuar të paguajë shumën në fjalë dhe ka bërë denoncim në polici për Shkurtin i cili tashmë do përballet me akuzën e ?Shtrëngimit me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie?, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.