Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për "360 Gradë" në Ora News, tha se Rama i "nguli thikën pas shpine" Shteteve të Bashkuara me vendimin për të votuar kundër në OKB.

Kryemadhi: Kam 1 vit që them që Edi Rama po i kthen fëmijët shqiptar në spaçator. Problemi më i madh që Shqipëria sot ka është droga tek fëmijët. Kjo nuk është vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, kudo në Austri, Greqi, Maqedoni, Kosovë, kudo.

Problemi tjetër vjen me vendimin e sotëm më të tmerrshëm që ka bërë Edi Rama. Mbasi e përdori Amerikën si kërbaç për të intimiduar njerëzit, sot i nguli thikën pas shpinës në Kombet e Bashkuara.

Më e pakta që mund të bënte Rama ishte të pyeste Komisionin e Jashtëm. Marrëdhëniet e Shqipërisë nuk janë formuar me kapacitetin, aftësisë krijuese të Ramës. Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar përkrah Shqipërisë. Edhe kur ndërmorën sulmet në Kosovë, SHBA-ja kishte kundër të gjithë BE-në. Më e pakta që mund të bënte është të abstenonte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-i-nguli-thiken-pas-shpine-shba-ne-okb-e-perdori-si-kerbac