Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit Hoxhare në Fier kanë dalë sot në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për përmbytjet që ndodhën në fillim të muajit dhjetor. Ata kanë bllokuar rrugën Hoxhare-Darëzezë.

Banorët kanë deklaruar se asnjë komision verifikimi nuk ka ardhur deri më sot për të parë tokat bujqësore.

"Neve si fshat nuk kërkojmë oriz dhe sheqer që sjellin këta. Ne duam që këtu të vlerësohet nga shteti një pagë e vogël mesatare sa ta quajnë ata. Ti vendoset këtij fshati asistencë sociale mujore, se këto toka për 2-3 vjet nuk bëjnë më".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-hoxhares-bllokojne-rrugen-kemi-20-dite-me-toka-nen-uje