Surprise Me!

Vota kundër SHBA, Gjosha: Vendim i pakonsultuar, u votua kundër Kosovës

2018-05-10 0 Dailymotion

"Votimi i Shqipërisë dje për rezolutën e OKB-së mbi statusin e Jeruzalemit ishte në mënyrë demonstrative një votë kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", është shprehur deputetja e LSI Klajda Gjosha në lidhje me votën e Shqipërisë dje në OKB.<br /><br />"Shqipëria dhe shqiptarët në fakt nuk kanë votuar kundër SHBA-së, është vetëm qeveria ajo që mbart sot këtë votë të rëndë mbi supe, dhe këtu është ndarë njëherë e përgjithmonë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar në mënyrë të paprecedentë edhe një votë kundër Kosovës", ka theksuar Gjosha.<br />"Në një vendim kaq të rëndësishëm nuk ka pasur asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë dhe as me Presidentin e Republikës. Kjo votë do të duhej të ishte unifikuar dhe të përfaqësonte mbi të gjitha votën e popullit shqiptar. Mbrëmë vetëm pak minuta pas kryerjes së votimit, Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme ka nxituar të shpjegojë për opinionin publik votën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Buy Now on CodeCanyon