VLORË- Zbardhen detaje të reja nga vdekja e çiftit Rrok dhe Prende Tata në Skelë të Vlorës. Report Tv mëson se gruaja kishte konflikte me bashkëshortin, ndaj ka hapur gazin me qëllim flijimin e saj dhe të të shoqit. Report Tv mëson gjithashtu se çifti jetonte bashkë me mbesën, të cilën para se të kryente aktin, gruaja e ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka hapur gazin. <br /><br />Dyshohet se çifti ka ndërruar jetë 15 orë para se të gjendej i vdekur, ndërkaq besohet se në momentin e ngjarjes, burri po shihte Tv, ndërsa gruaja ishte shtrire ne divan. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në lagjen "Skelë", ku për shkak të asfiksisë nga gazi, ka humbur jetën nga asfiksimi çifti bashëkshortëve, Rrok Tata, 60 vjeç dhe Prenda Tata, 56 vjeçe.<br /><br />Sipas informacioneve paraprake, çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën 15 orë para se t?u gjendeshin trupat, dhe vetëm sot janë gjetur nga komshinjtë që më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës. Pas njoftimit nga banorët, zjarrfikësit dhe policia kanë prerë hekurat e ballkonit dhe kanë hyrë në banesë ku kanë gjetur edhe çiftin e të moshuarve pa jetë. Çifti i bashkëshortëve janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për t'u kryer ekspertiza mjeko-ligjore dhe për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.