Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 1000 naftëtarëve të Uzinës së Ballshit, edhe 200 punonjësit e rafinerisë së Naftës në Fier i janë rikthyer protestave për mos shlyerjen e pagës së nëntorit dhe të sigurimeve shoqërore.

Me kërkesa të qarta për kompaninë Ionian Refining & Trading ose IRTC që ka në pronësi rafineritë, ata u tubuan para uzinës në Fier.

"Çdo gjashtë muaj ndërron emri, janë kaq familje, janë kaq kryefamijarë që duhet të ushqejnë fëmijët. Kërkojmë ndihmën e shtetit të ndërhyjë sa më shpetj, se jemi të këtij vendi këtu".

Ionian Refining & Trading ose IRTC u prezantua me bujë në verë të vitit 2016, si kompania që do të rikthente në punë rafineritë e përpunimit të naftës shqiptare, por punonjësit shprehen se njeriu që duhet ti paguajë ka pranuar falimentimin, edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.

"Duam të zbatohet kontarata e punës, duam të vijë këtu punëdhënësi jonë. Nuk kemi asgjë me policinë as me shtetin, duam vetëm të thotë shteti shqiptar ka punëdhënës këtu apo nuk ka".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-200-naftetare-protestojne-ne-hyrje-te-uzines-pagat