Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Spiro Naçi, 29 vjecari i akuzuar si personi që shkaktoi aksidentin e eskortën e kryeministrit Edi Rama në hyrje të Korçës do ta mbyllë në burg këtë vit. Apeli i Korçës rikonfirmoi për të riun masën 30 ditë burg, e marrë më 30 nëntor nga gjykata e shkallës së parë.

29 vjecari Spiro Naçi i riu që akuzohet si shkaktar i aksidentit të ekskortës së kryeministrit Edi Rama në hyrje të Korçës, do të qëndrojë në qeli deri ditën e fundit të vitit 2017.

Gjykata e Apelit Korçë la të pandryshuar masën e sigurisë për të riun, duke rrëzuar kërkesën për një masë sigurie më të lehtë për të riun që akuzohet për ngjarjen ku mbetën të plagosur 3 gardistë.

Më datë 30 nëntor, gjykata e shkallës së parë në Korçë vendosi masë sigurie arrest me burg për 30 ditë për Naçin, kohë kjo që sipas akuzës do të ishte e mjaftueshme për ekspertizën mjeko-ligjore dhe autoteknike për aksidentin që shkaktoi bujë.

Gjatë seancës për masën e sigurisë Prokurori tha se i arrestuari po hetohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në ngjarjen e datës 27 nëntor.

Nga hetimi ka rezultuar se 29 vjeçari ka hyrë në parakalim me makinën e tij Volksëagen pasi kishte ndaluar mjeti që ecte para tij, i markës Range Rover.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-lihet-ne-burg-i-riu-qe-u-aksidentua-me-eskorten-e-rames