Ngjarja e bujshme e ditës së hënë ku kryetrja e LSI Monika Krymadhi gjuajti me çizme drejt kryeministrit Edi Rama është komentuar gjatë në media dhe rrjetet sociale.<br />Sot, vetë Kryemadhi sqaroi në ?Zonë e Lirë? arsyen se përse qëlloi me çizme drejt kryeministrit teksa tha se ishte simbol kundër krimit që po instalohet.<br />E pyetur se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante tek Presidenti Ilir Meta.<br />?Goditja ishte një simbol kundër çizmes së drogës dhe krimit që po instalohet. Mua më ka mbetur pak peng që nuk e kapi çizmja Ramën por ishte gardisti që e spostoi. Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur?, tha Kryemadhi.