Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Report Tv mësoi se shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë fisi Çapja. Qytetarët në vendngjarje bëjnë me dije se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë person.<br /><br />Autorët kanë qëlluar nga makina e tyre tip Benz, në drejtim të disa personave, ndërsa më pas kanë djegur mjetin e tyre për të fshehur gjurmët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij atentati. Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të lagjen '5 Maji' me një automjet tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. <br /><br />Fisi Çapja nuk është i panjohur për policinë dhe opinionin publik. Më 6 gusht të këtij viti, u qëllua me antitank drejt banesës së familjes Çapja. Fatmirësisht, predha nuk shpërtheu, duke shmangur një tragjedi të madhe të këtij fisi. Më 3 shkurt 2016, është bërë një tjetër antetat ndaj fisit Çapja, ku u vranë 3 persona.
