Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende nuk ka vendimmarrje nga ana e Partisë Demokratike për mënyrën se si do të zhvillohet aksioni opozitarë me sesion e ri parlamentar, duke ja lënë vendimmarrjen forumeve drejtuese.

Nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka tha se parlamenti e ka humbur legjitimitetin, dhe marrëdhëniet me të nuk mund të jenë normale, ndaj opsion të hapur la bojkotin por dhe djegien e mandateve.

Paloka: Duke filluar që nga djegia e mandateve. Qëndrimi në sallën e Parlamentit, por një qëndrim që praktikisht nuk do të lejonte zhvillimin e seancave normale në një Parlament që ka humbur legjitimitetin. Dhe një variant që është përdorur disa herë nga opozita, por që ka pasur raste që ka rezultuar i suksesshëm që është bojkoti.

Ka përpjekje për ti faturuar opozitës bllokimin e reformës ne drejtësi, tha Paloka, por siç argumentoi, është kryeministri ai që e shkatërroi reformën.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/protesta-dhe-bojkot-paloka-opsionet-jane-te-hapura-vendosin-forumet