Surprise Me!

Report TV - Lajm i mirë për të lindurit pas vitit 2011, do të marrin pagesat e prapambetura

2018-05-10 1 Dailymotion

Të gjitha shpërblimet prej 5 mijë lekë për lindjen e fëmijëve kanë filluar të jepen nga Bashkia e Tiranës. Ditën e enjte janë hedhur pagesat e prapambetura për lindjen e fëmijëve për më shumë se 70% të vogëlushve në Tiranë. <br />Bëhet fjalë për pagesat prej vitit 2011 deri në vitin 2015, të cilat nuk ishin dhënë prej vitesh nga bashkia e kryeqytetit. Kur bashkinë e drejtonte Lulzim Basha, pagesat për shpërblimin e bebeve nuk janë dhënë. Në momentin që kryebashkiaku Veliaj mori detyrën, u shpreh se do jepeshin pagesat nga vitit 2015 e mbrapa, duke bërë që fëmijët të cilët kishin lindur në harkun kohor 2011-2015 të mos merrnin shpërblimin.<br /><br />Akti normativ<br />Por duket se qeveria ka zgjidhur këtë çështje pasi në aktin normativ të miratuar në fillim të dhjetorit, përpos shpërblimeve të fundvitit, parashikonte edhe dhënien e të gjitha shpërblimeve për fëmijët. Ligji thotë se çdo fëmijë merr një pagesë prej 5 mijë lekë kur lind. Në vitet 2011-2015 kjo pagesë nuk është dhënë në Bashkinë e Tiranës, por edhe në disa bashki të tjera.

Buy Now on CodeCanyon