Surprise Me!

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (24 dhjetor 2017)

2018-05-10 38 Dailymotion

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-16-sezoni-10/

Ramizi dhe Erida, babë e bijë vijnë nga Durrësi për t?u bërë pjesë e rubrikës ?Shihemi në Gjyq? në ?E Diela Shqiptare?. Erida ka dhënë një firmë, e cila i ka kushtuar shumë. Ajo sot gjendet në këtë seancë ndërmjetësimi për t`i kërkuar llogari të atit në lidhje me këtë firmë të hedhur, nga e cila ajo nuk ka përfituar asgjë.

Erida Katreli nis të tregojë shqetësimin që e ka sjellë sot përballë të atit, por fillimisht i kërkon falje Zotit, pasi sipas fesë së saj, nuk i lejohet të dalë publikisht.

?Prej vitit 2012 unë kam dhënë një firmë për tokën e gjyshit tim, ku babi im më premtoi që do të më japë shtëpi. Kur unë kam një djalë jetim, jam e vetme, përveç Zotit nuk kam askënd sepse edhe prindërit më anuan, më kanë lënë në një han. Më kanë veçuar sepse më kanë mashtruar me një firmë?.

Ramizi i habitur shprehet: ?Erida, të lutem shumë bab, për këtë punë më ke sjellë këtu? Po unë jam babi jot, s?jam njerku jot! Mua më mashtruan ...?

Erida i thotë se nuk i intereson se kush e ka mashtruar, por ai nuk mund ta mashtronte atë, të bijën e tij, ndaj i kërkon zgjidhje për atë firmë.

Ramizi ? Shkurt fare, unë do të bëj të pabërën!

Erida ? Jo, absolutisht, nuk ke pse ta bësh!

Ramizi ? Kam për ta bërë sepse ti je në vuajtje e sipër.

Erida ? Unë prej teje kërkoj shtëpinë sepse po jetoj në një ballkon 2 metra.

Ramizi ? Për hir të gjyshit tënd. Kishte shoqëri me filanin, që jemi ne në valle. Unë nuk do të pyes për shokun e babit tim. Vdiq gjyshi jot, vdiqa dhe unë! Ai ka dhjetëra pallate, komshinjve u dha, mua, që jam menaxheri i asaj pjese, nuk më dha.

Erida ? Kam jetimin në shtëpi. Më kërkon djali një tavolinë, ku të vendosë një libër që të mësojë! Mami ku është shtëpia që më premtove thotë. Gjithë këto festa që bëhen, ku do t?i festojë një jetim?!

Ramizi ? Ato lotët e tu s?do t?i lejë babi, jo! Edhe 2 vjet ke për të pritur se ika. Të bëjë vaki të mos e bëjë këtë punë ai, do vish të më qash te varri!

Erida ? Kam 6 vjet që pres, babi!

Ramizi shpjegon se ka trashëguar nga i ati një pronë 208 metra katrorë. Në vitin 2014 është bërë një deklaratë noteriale nga Ramiz Zylyfi, Erida Katreli dhe Olsi Xhymerti, ku Ramizi dhe Erida kanë marrë një apartament prej 62 metrash katrorë nga Olsi Xhymerti dhe më pas kanë pranuar që t?ia kthejnë këtij të fundit pa asnjë pretendim në të ardhmen.

Ai i shqetësuar rrëfen se nuk ka patur dijeni se çfarë thuhej në deklaratën noteriale, por ka firmosur me besim të plotë te Olsi Xhymerti dhe shprehet: ?Më vret Zoti, si ka mundësi që të ta punoj ty. Unë ekzistoj kot!?

Juristja Eni Çobani tregon se gjenden 4 dokumente, nga të cilat ka nisur konflikti. Gjithçka nisi nga një kontratë sipërmarrjeje më 27.03.2012, ku Ramizi ia dha truallin Olsi Xhymertit në këmbim të një apartamenti 50 deri në 55 metra katrorë. Më pas u bë një kontratë dhënie trualli pë...

Buy Now on CodeCanyon