Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 11 mijë turistë nga e gjithë bota po festojnë në Shqipëri, Krishtlindjen. Të dhënat bëhen të ditura nga Policia e Shtetit e cila thotë se në 48 orët e fundit nga të gjitha pikat kufitare në vendin tonë kanë hyrë afro 110 mijë shqiptarë e të huaj.

11346 shtetas të huaj kanë zgjedhur të kalojnë festën e Krishtlindjes në Shqipëri. Ata kanë hyrë në vendin tonë përmes nga toka, deti e ajri vetëm 48 orët e fundit, të organizuar në grupe dhe shoqata, me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Në total në vigjilje të Krishtlindjes, sipas policisë së shtetit kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa daljet llogariten në 69 476 persona.

HYRJET-DALJET

Në hyrje 109 598 shqiptarë e të huaj

Në dalje 69 476 shqiptarë e të huaj

Turistë në hyrje 11346 persona

Pjesa më e madhe janë emigrantë që kthehen për festat e fundvitit nga vendet që jetojnë e punojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Dita e Krishtlindjes shënoi fluksin më të lartë të hyrjeve nga porti i Durrësit me mbi 3900 persona me 1400 mjete.

Pranë pikës kufitare të Durrësit funksionojnë 19 sportele dhe pasagjerët nuk patën ankesat për palën shqiptare, por kritika për atë italiane nga ku u nisën.

Fluksi i lartë raportohet edhe në pikat kufitare tokësore, me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën e Malin e Zi, por ndryshe nga e shtuna, nuk ka radhë. Në Kakavijë, në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 7000 persona.

Shtetas shqiptar në hyrjë 7042

Shtetas shqiptarë në dalje 3213

Shtetas të huaj në hyrje 947

Shtetas të huaj në dalje 606

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluksi-festat-shtohen-sportelet-ne-pikat-e-kalimit-kufitar